“APEC 2024” :”Fuqizim, përfshirje dhe rritje

Ky vit shënon 35-vjetorin e krijimit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).

Si “lokomotivë” e rritjes ekonomike botërore, norma më e lartë e rritjes ekonomike të vendeve të APEC-ut është nxitur kryesisht e shtimi i kërkesës së tyre të brendshme dhe i tregtisë së ndërsjellë. Historia e përparimit dhe e zhvillimit të Azi-Paqësorit tregon që vetëm bashkëpunimi mund të çojë në zhvillim dhe se jobashkëpunimi është rreziku më i madh. “Shkëputja dhe thyerja e zinxhirit” nuk është në të mirë të askujt.

Në kohën kur rritja ekonomike globale është e dobët dhe bashkëpunimi rajonal po ndeshet me sfida, Azi-Paqësori mban përgjegjësi më të mëdha në këtë epokë. Tema e “APEC 2024” është “Fuqizim, përfshirje dhe rritje”. Të gjitha palët përgjithësisht presin që rajoni i Azi-Paqësorit të ruajë qëllimin origjinal të bashkëpunimit, t’i përgjigjet thirrjes së kohës dhe të punojë së bashku për të përballuar sfidat. Në sondazh të organizuar nga CGTN , 93.7 % e atyre që u përgjigjën, u bënë thirrje të gjitha palëve në rajon që të krijojnë konsensus dhe të ndërtojnë një bashkësi me të ardhme të përbashkët të Azi-Paqësorit të hapur e përfshirëse, me rritje inovative, ndërlidhje dhe bashkëpunim me përfitime të përbashkëta. Ndërkohë, 88.5 % janë të mendimit që ekonomitë e zhvilluara duhet të japin më shumë ndihmë e mbështetje për vendet e Jugut Global dhe të arrijnë zhvillimin e përbashkët të rajonit të Azi-Paqësorit, ndërsa 90.1 % besojnë se përpara një raundi të ri të revolucionit shkencor e teknologjik dhe të transformimit industrial, vendet e Azi-Paqësorit duhet të inovojnë strategjitë e tyre të zhvillimit, të ndjekin zhvillimin e gjelbër dhe të nxisin rritjen me anë të risive.