Apasiev takohet me ambasadorin rus, distancohet nga veprimet e diplomacisë së Maqedonisë ndaj Rusisë

Deputetët e partisë “E majta”, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov sot kishin takim me ambasadorin e Federatës së Rusisë, Sergej Bezdnikin.

Sipas partisë “E majta”, në takim u bisedua për temat vendore dhe ndërkombëtare me theks të veçantë, siç thonë nga kjo parti, operacioni special ushtarak në Ukrainë dhe pasojat.

“U theksua procesi i denacifikimit dhe eliminimit të rreziqeve nga lëvizjet ekstreme të djathta, radikale dhe neonaciste që janë rrezik për çdo demokraci bashkëkohore. U hapën edhe çështjet e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor si dhe deklaratat rusofobe të shefit të diplimacisë, Bujar Osmani që u vlerësuan si deklarata provaktore dhe armiqësore dhe aspak nuk kontribojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes popullit maqedonas dhe rus”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Nga kjo parti shtojnë se deputeti Apasiev u distancua nga veprimet e diplomacisë së Maqedonisë duke theksuar se këto veprime antiruse nuk pasqyron vullnetin e shumicës së maqedonasve.

“Po ashtu u dënuan edhe sanksionet jo të nevojshme që Maqedonia, nën trysni të BE-së dhe NATO-s i vendosi te Federata e Rusisë nga ku humbësit më të mëdhej janë bujqit maqedonas”, thuhet mes tjrash në komunikatën e kësaj partie.