Aparteidi etnik dhe fetar në RMV dhe shqiptarët e segreguar në rezidentë dhe jorezidentë

Shkruan: Arbër Çeliku

Në shekullin 21, një vend (Maqedonia e Veriut) që mëton integrimin në unionin e vlerave më sublime demokratike, shoqërore dhe humane (EU), vazhdon aparteidin etnik e fetar për qëllime të politikës ditore, duke lënë mënjanë interesin kolektiv shoqëror. Ky aparteid shkon edhe më larg, duke i segreguar shqiptarët në rezidentë dhe jorezidentë.

Ky është lajtmotivi kryesor, që aparteidi të vazhdojë t’i shërbejë politikës si platformë, program, synim afatgjatë për ekzistencën e saj të mjerë, pa asnjë risi dhe progres. Kurse segregacioni ndërshqiptar të jetë mjet i nxehjes së gjakrave, jo kanë të drejtë vote, jo s’kanë jorezidentët që, siç më komentoi një miku im në shkrimin paraprak mbi regjistrimin e popullsisë: “ujku të jetë i ngopur dhe delet në numër”.