Anulohet seanca gjyqësore e “Reket”, dy avokatët e Janevës të sëmurë

Seanca gjyqësore për “Reket”, në të cilën sot duhej të dëshmonte prokurorja Lile Stefanova dhe prokurori Burim Rrustemi, është anuluar për shkak se të dy avokatët e të akuzuarës Katica Janeva kanë probleme shëndetësore.

Avokati Delio Kadiev është në Klinikën për sëmundje infektive dhe deri të premten duhet të pranojë terapi mjekësore.

Gjithashtu për shkak të problemeve shëndetësore edhe avokatja Irena Frckoska ka kërkuar anulim të seancës. Seanca dëgjimore e radhës u caktua për më 23 janar./TV21