Antony: Ronaldo është një referencë e mirë për ne të rinjtë, po mësoj nga ai

Antony nuk ka kursyer lëvdatat për ikonën portugeze të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo s’po kalon momentet më të mira të mundshme me fanellën e Man United, por ai akoma vazhdon të jetë shembull i mirë.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe braziliani Antony, i cili Ronaldon e ka shok skuadre vetëm tash e pak kohë. Megjithatë, CR7 duket se është një “mësues” i mirë për ish-anëtarin e Ajax.

“Cristiano është një referencë e shkëlqyer për ne të rinjtë”, ka thënë Antony, transmeton lajmi.net.

“Unë jam akoma i ri, jam 22-vjeçar, por unë mësoj shumë nga ai”, shtoi braziliani.

Karriera e Cristiano Ronaldo është prej më të jashtëzakonshmëve që ka parë futbolli. Xhiron e kaluar, Ronaldo preku kuotën e 700 golave me klube.