Antony i vendosur t’i bashkohet Man United

Manchester United duket se do të bëjnë goditjen e madhe tek Ajax Amsterdam.

Anësori me tipare ofensive, Antony është në radarin e skuadrës së Manchester United për merkaton e verës.

Braziliani luante nën urdhrat e Erik ten Hag tek Ajax dhe trajneri e dëshiron me vete edhe te Man United.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Goal’, Antony është po ashtu i dëshirës që të shkojë në ‘Old Trafford’, transmeton lajmi.net.

Për interesimin e United ndaj Antony raportohet tash e disa ditë, por nuk ka akoma hapa konkretë.

United ka pasur në listën e dëshirave edhe Lisandro Martinez, por Ajax ka bërë të ditur se nuk i shet të dy lojtarët.