Antonio Conte ‘thyen heshtjen’ pas shkarkimit nga Tottenham

Antonio Conte ka ‘thyer heshtjen’ për herë të parë që nga largimi nga posti drejtues i Tottenham.
Marrëdhënia mes ‘Spurs’ dhe italianit ishte prishur gjatë muajve të fundit pasi vazhduan spekulimet se ai do të lirohej nga detyrat e tij.

Klubi konfirmoi lajmin në fillim të kësaj jave duke thënë se ishte një “marrëveshje reciproke” midis bordit dhe ish-menaxherit të Juventusit.

Conte tani ka folur për herë të parë që nga përfundimi i mandatit të tij si trajner i klubit të Londrës Veriore.

“Futbolli është pasion. Do të doja të falënderoja thellësisht të gjithë në SPURS që vlerësuan dhe ndanë pasionin tim dhe mënyrën time intensive të të jetuarit të futbollit si trajner.

Një mendim i veçantë për fansat që më kanë treguar gjithmonë mbështetje dhe vlerësim, ka qenë e paharrueshme të dëgjoj duke kënduar emrin tim.

Udhëtimi ynë së bashku ka përfunduar, ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen”, shkroi ai në rrjetin e tij social ‘Instagram’.