Antonela Berisha rrëfen paraqitjen në ‘Sanremo 2022’: Lashë gojëhapur VIP-at italianë

Antonela rrëfeu se është bërë pjesë e festivalit ‘Sanremo 2022’, shkruan lajmi.net.

Gjatë një interviste në ‘Ftesë në 5’, ka treguar se për  çfarë saktësisht është e ftuar.

Ish banorja e BBV-së dhe ish konkurrentja e Për’puthen 2 është e nagazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, saktësisht në intervista me VIP-at italianë.

‘Jam mësuar në televizionet shqiptare, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë se di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbet me gojë hapur’, u shpreh Antonela.

Antonela u shpreh e lumtur dhe gjithashtu tha se e gjithë kjo arritje vjen falë Top Channelit.

‘Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel’, ka shtuar më tej Antonela.

Madje Antonela konsiderohet yll ndërkombëtar sipas mediave italiane.

‘Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë shoëgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022.’, thuhej në shkrimin e mediave italiane.

Festivali i muzikës në anën tjetër nisi më 1 shkurt dhe do të mbarojë të shtunën (5 shkurt)./Lajmi.net/