Antikorrupsioni: Prindërit intervenojnë për nota më të mira

Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska njoftoi se fushata “Bëhuni heronj të ndershmërisë” ka mbërritur në shkollën e pestë, nga gjithsej 13 shkolla ku duhet të promovohet.

Sipas saj fushata do të vijojë edhe në 8 shkolla jashtë qytetit të Shkupit, me qëllim që të luftohen padrejtësitë gjatë notimit të nxënësve.

“Më së shpeshti, prindërit intervenojnë që të përmirësohen notat, thonë se kanë presion nga prindërit që gjithmonë të jenë të shkëlqyeshëm e kështu me radhë, për këtë vlerësojmë se është shumë me rëndësi të dinë ta ndërtojnë vlera në vetvete, të mos mësojnë për nota, por për dituri dhe nga ata nxënës të dalin profesionistë që do ta ndërtojnë këtë shoqëri”, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion. /Alsat.mk