Anketë me qytetarët e Tetovës: Nuk kemi ujë për pije (Video)

Tetovarët që i anketoi ekipi i gazetës LAJM, nuk mund t’i besojnë realitetit në të cilin po jetojnë. Jetojnë nën malin Sharr plot me ujë e burime, kurse për çdo ditë kanë restriksione në furnizim.
Ata ankohen se problemi është edhe më i theksuar tash në muajin Ramazan. Ujë për pije blejnë dhe ai është problemi më i vogël, mirëpo problem më të madh paraqet mungesa e ujit për pastrim. Të anketuarit thonë se këtë problem më së tepërmi po e ndiejnë të rinjtë e Tetovës. Ankesat e qytetarëve të Tetovës për mungesën e ujit mund t’i ndiqni në videon më poshtë.