Anketë: 46 për qind e shqiptarëve mendojnë se koalicioni ASH-AAA mund ta sjellë kryeministrin shqiptar, 26 BDI-ja

Edhe pse fushata e BDI-së duket e paketuar mirë dhe e shtrenjtë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut si duket pak po i besojnë.
Rreth 90 për qind e shqiptarëve të anketuar nga një Institut rajonal për hulumtime të opinionit publik nuk besojnë se BDI do të sjell kryeministrin shqiptar. Më saktësissht 88.6 për qind e 1.200 qytetarëve të anketuar vlerësojnë se BDI nuk mund të sjellë kryeministrin shqiptar, 10 për qind vlerësojnë se mundet, kurse 1.4 për qind janë përgjigjur me “Ndoshta”. Mbi 70 për qind vlerësojnë se BDI ka dalur me këtë propozim për pikë politike e jo për interesin shqiptar, kurse 18 për qind për të mobilizuar maqedonasit që të votojnë më shumë për VMRO-DPMNE-në.
Në pyetjen se cila parti mund ta zgjedhë kryeministrin e parë shqiptar, 46 për qind e të anketuarëve janë përgjigjur se kryeministrin shqiptar mund ta sjellë koalicioni Aleanca-Alternativa, 26 për qind vlerësojnë se këtë rezultat mund ta arrijë BDI që nuk është përqindje shumë e vogël, 21 për qind koalicioni LSDM-Besa, kurse 3 për qind PDSH. Rezultatet e plota të anketës pritet të publikohen më 11 korrik.