Anketa e PIPOS e përkthyer në vota: ASH-AAA 90 mijë vota, BDI rreth 70 mijë

Safet Xhelali

Instituti PIPOS nga Prishtina ka publikuar sot një anketë të realizuar në Maqedoninë e Veriut, në periudhën 6-7 mars. Sipas anketës së tyre, koalicioni ASH-AAA ka besim më të madh ndër shqiptarët me 38,73%, BDI ka 31,27%, LSDM dhe BESA 16,34%, PDSH me 7%, ndërsa nuk janë përgjigjur 6,66% të qytetarëve.

E përkthyer në vota, del se koalicoioni ASH-Alternativa ka gati 90.000 vota. Nga ana tjetër, BDI e Ali Ahmetit, sipas kësaj ankete do të ketë rreth 72.000 vota.

ASH-AAA – 89.000

BDI – 72.000

LSDM – BESA – 37.000

PDSH – 16.000

Të papërcaktuar – 15.000

Kalkulimi është bërë nga 230.000 vota gjithsej, sa konsiderohet trupi i zakonshëm elektoral shqiptar. Këtyre shifrave mund tu shtohen votat e të papërcaktuarve dhe diaspora, ku koalicioni ASH-AAA tashmë ka pasur disa takime me mërgimtarë.