Anjeza Shahini ndan disa imazhe nga një ditë shumë e veçantë për familjen e saj

Anjeza Shahini siç e dimë, tashmë ka vite që jeton në Londër së bashku me burrin e saj diplomatin Paul Conolly me të cilin kanë edhe një vajzë, shkruan lajmi.net.

Të dielën vajza e tyre Tori festoi ditëlindjen e parë dhe u pagëzua, këngëtarja shqiptare ka publikuar disa imazhe të këndshme nga kjo ditë e veçantë për familjen e saj duke ndarë kështu lumturinë me fansat.

“E lumtur të ndaj me ju këtë moment shumë të veçantë për familjen tonë, pagëzimi i Torit” shkruan Anjeza pranë imazheve të publikuar nga ceremonia e pagëzimit të Torit. /Lajmi.net/