Angelovska: Vetëm me digjitalizimin është i mundur departizimi dhe administrata efikase

Investimi në kapitalin njerëzor, në teknologjitë si dhe reformat për administratë të shpejtë efikase, do të mundësojnë vazhdimësi në rritjen ekonomike e cila sërish do të gjenerohet nga sektori privat, thotë në intervistë për Kapital ministrja e Financave Nina Angelovska duke potencuar se nevojitet që shteti përmes politikës fiskale të jetë erë në kurriz të sektorit privat nga shumë aspekte.

Ajo potencoi se njerëzit janë ata të cilët janë bartës të produktivitetit, për atë është e rëndësishme të investohet në kapitalin njerëzor, por edhe në teknologji të reja të cilat do ta rrisin produktivitetin.

“Për atë buxheti për vitin 2020 është kahëzuar drejt investimeve në kapitalin njerëzor, me mbi 60 për qind nga ana e të ardhurave në shëndetësi, arsim dhe punë sociale si fusha. Atë që mund ta theksoj për momentin me politikën fiskale mbështetja e sektorit privat zbatohet me masat të cilat e simulojnë aktivitetin investues të kompanive, ofrojnë mbështetje për ruajtje të kuadrove cilësore, por edhe veprojnë në krijimin e kuadrove adekuate të tregut të punës. Ashtu në buxhetin e sivjetëm për masën e subvencionimit të kontributeve për rritje të pagave janë siguruar 2,4 miliard denarë, për masat për rritje të konkurencës të sektorit privat 3 miliard denarë dhe për masat aktive për punësim 1,4 miliard denarë. Përmes masave për mbështetje të investimeve nxitet edhe furnizimi i teknologjisë së re përmes kthimit të një pjese të mjeteve të investuara, në atë mënyrë duke i nxitur firmat ta zëvendësojnë. Në lidhje me zëvendësimin e teknologjisë së vjetëruar ekzistojnë, gjithashtu mundësi, përmes masave për mbështetje të rritjes ekonomike, me të cilat kthehet një pjesë e investimit të kompanive të bëra në teknologji të reja”, tha Angelovska.

Angelovska thotë se që të bëhet sektori privat nxitës i rritjes, shteti që të jetë erë në kurriz, nevojitet administratë efikase.

“Vetëm me digjitalizimin besoj se është e mundur administrata efikase dhe departizimi. Proceset digjitale, të cilat do ta mënjanojnë faktorin e njëanshëm njerëzor në sjelljen e vendimeve, mjedisit pa letra, rregulla të organizuara dhe të qarta – mendoj se vetëm ajo është zgjidhja edhe për ballafaqim me korrupsionin, për rritje të produktivitetit dhe rrethinës më të mirë për udhëheqje të biznesit”, thotë Angelovska.

Ministrja potencon se rritja për këtë vit është planifikuar në 3,8 për qind dhe se ky është projeksion real në linjë me Bankën popullore. Projeksioni bazohet në pritjet për rritje të bruto investimeve prej 8 për qind, rritje të konsumit privat si rezultat i rritjes së punësimit dhe pagave dhe eksportit.