Angellovski po përgatitet për Kosovën: Rreziku më i madh na vjen nga Muriqi e Rashica

 

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski, i ka filluar përgatitjet për ndeshjen historike kundër Kosovës, që ka mbetur vetëm edhe një muaj deri atëherë. Ai është shprehur i vetëdijshëm për cilësinë e lotjarëve si Vedat Muriqi, Milot Rashica e Amir Rrahmani.

 

“Kosova është një ekip i fortë, me lojtarë të dëshmuar si Muriqi, Rashica, Rrahmani e disa të tjerë. Natyrisht, rreziku më i madh te Kosova mund të vijë nga reparti i sulmit, pasi Muriqi dhe Rashica këtë edicion kanë treguar paraqitje të mira, duke u shndërruar në lojtarë të rëndësishëm tek ekipet që luajnë”, ka thënë Angelovski, në një intervistë të dhënë për “Koha Ditore”.

 

“Së fundi e kam përcjell nga afër Muriqin në ndeshjen që Fenerbahçe e luajti kundër Bashakshehirit në kampionatin e Turqisë, pasi dua që të jemi të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi në fazën e përcjelljes së lojtarëve të të dyja ekipeve, pasi ka mbetur edhe një muaj deri te përballja që është historike – si për ne, ashtu edhe për Kosovën”, ka shtuar ai./koha ditore/