Rrëfimet e biznesmenëve shqiptarë në Austri (Video)

 

Shqiptarët në Austri nuk janë më si dikur që punonin vetëm punë të rënda fizike.

Sot ata njihen si një komunitet punëtor dhe mirë i integruar, duke u shtrirë në të gjitha sferat e jtës në shtetin austriak, shkruan gazeta Lajm.

Të rinjtë shqiptarë në Vjenë përvec se kanë zënë vende të mira pune, ata kanë hapur edhe biznese të tyre.

E për të qenë edhe më të bashkuar dhe më të suksesshëm mes vete, ata në vitin 2013 themeluan Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri me kryetar Yll Blakaj, ekonomist i diplomuar nga Istogu i Kosovës.

 

Arlind Saliji nga Gostivari kishte ardhur në Vjenë të Austrisë në vitin 2005 si student. Megjithatë, ai pas tre vitesh ishte futur në ujërat e biznesit. Sot, Saliji falë aftësive të tij drejton dy kompani;

Atem Asani nga Kërcova është pronar i auto shkollës “Vjenë Vest”. Ai në Vjenë jeton nga viti 1977, ndërsa me këtë profesion merret prej vitit 1986.

Asani tregon se në vitin 2012 së bashku me djalin  e tij e kishin hapur autoshkollën private

Arafat Alili nga Gostivari me sukses e drejton kompaninë për ndërtim Elite Project Menaxhment.

Ai para 35 vitesh bashkë me familjen e tij kishin shkuar në Vjenë.

26-vjecari Fuat Jashari me origjinë nga Sllupcani i Kumanovës ka dy vite që ka hapur një agjenci sigurimesh me emrin Adler. Djaloshi ambicioz tregon përse ia kishte vendosur kompanisë së tij pikërishtë një emër të tillë;

Si një firmë private e re, ai shprehet shumë i kënaqur me punën e tij.

Rexhail Sinani nga Gostivari jeton dhe vepron në Vjenë plotë 25 vite, ndërsa ka 10 vite që ka hapur sallonin për frizer. Thotë se puna i ecën mirë:

Në Vjenë të Austrisë ka edhe shumë shqiptarë të tjerë që po e dëshmojnë vetën në profesionet e tyre. /Gazeta Lajm/

Gazetar:Reshat Ibrahimi, kameraman:Suad Avdiu, montazhi:Amir Idrizi, shkurt 2020

Rrëfimet e biznesmenëve shqiptarë në Austri (Video)

Rrëfimet e biznesmenëve shqiptarë në Austri (Video)

Posted by Lajm TV on Wednesday, February 26, 2020