Gjithsej 631 kredi pa interes janë miratuar nga linja Kovid 1 e Bankës për Zhvillim, në vlerë prej 4,7 milionë eurosh, kumtoi ministrja e Financave Nina Angelovska.
Në këto firma, siç potencon ajo në profilin e saj të Fejsbukut, punojnë 5.588 të punësuar.
Sipas strukturës nga gjithë kreditë e miratuara :76 për qind janë për ndërmarrjet mikro deri me 10 të punësuar, 22 për qind për firmat e vogla me deri 50 të punësuar dhe 1 për qind janë për kompanitë e mesme me deri 250 të punësuar.
Prej gjithsej 4,7 milionë euro të miratuara 2,1 milionë euro janë për kompanitë nga veprimtaria e transportit, 2,4 milionë ero për hotilerinë dhe 200.000 euro për turizmin.
Prej sot ndërmarrjet mikro, të mesme dhe të vogla nga të gjitha veprimtaritë do të mund të aplikojnë për këtë linjë të re pa kredisë pa interes Kovid 2 në lartësi prej tetë milionë euro, kumtoi Angelovska.