Angelina Jolie po shet dhuratën e Brad Pitt

Angelina Jolie do e shesë pikturën e vetme nga kryeministri britanik Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe puna në ankand pritet të arrijë një çmim prej 3.4 milion dollarë, transmeton lajmi.net.

Brad Pitt e kishte blerë atë në vitin 2011 në kohën kur çifti ishin ende bashkë dhe kalonin shumë mirë në jetën e tyre bashkëshortore.

 

Megjithatë, Angelina dhe Brad janë ndarë në vitin 2016 dhe siç duket aktorja nuk dëshiron asgjë nga ai.

Theksojmë se, Churchill pikturoi “Kullën e Xhamisë së Kutubia” në Marrakech, Marok pasi ndoqi një konferencë në Casablanca në janar të vitit 1943 dhe ia dha Presidentit të SHBA-ve Franklin D. Roosevelt.

Në vitin 2011 u ble nga Pitt por tani po shitet sërish, media e huaja raportojnë se ende nuk ka një blerës për pikturën./Lajmi.net/