Adriana Matoshi publikon një moment romantik pranë të dashurit

Adriana Matoshi, ka publikuar një imazh romantik me partnerin, shkruan lajmi.net.

Në profilin e saj zyrtar në Instagam ka postuar fotografinë teksa shihet Keith duke i dhuruar një puthje në ballë.

 

“Energjia ime flet vetë”, ishte mbishkrimi i fotos e cila arriti të marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Rikujtojmë se, bërja e lidhjes së saj publike shkaktoi polemika të shumta por siç shihet çifti kanë arritur t’i tejkalojnë dhe lidhja e tyre po shkon si është më së miri.

Ndryshe, Adriana Matoshi po vazhdon me fushatën e saj zgjedhore e cila po garon si deputete për herë të parë.