Angela Merkel paralajmëron se 60-70% e popullsisë gjermane do preken nga koronavirusi

Infeksioni tanimë po transmetohet në gati 30 vende në të gjithë Evropën, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), shkruan Daily Mail.

Frika nga infeksioni i rrezikshëm ka përfshirë edhe kontinentin Evropian, i cili ka regjistruar më shumë se 17,000 raste dhe mbi 700 vdekje.

Italia është izoluar totalisht të hënën në mbrëmje dhe sot regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve, me 168 brenda ditës. Kjo shtyu numrin e vdekjeve jashtë Kinës në më shumë se 1.000.

Shefat e OBSH-së kanë konfirmuar tani se përhapja e koronavirusit është bërë në 27 vende evropiane.