Fjolla Morina: Tymi i Obliqit është më i fortë se koronavirusi, mos u tutni

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina ka reaguar lidhur me koronavirusin.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos frikësohen pasi sipas saj më i fortë është tymi i Obliqit sesa koronavirusi.

“Tymi i Obliqit është më i fortë se koronavirusi, mos u tutni”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Ky virus vdekjeprurës ka arritur edhe në Shqipëri dhe deri tani thuhet të jenë të prekur 10 persona.