Anëtarësimi në Komunitetin Ekonomik Evropian! Pendarovski: Maqedonia ka marrë ftesë, por e ka refuzuar

Presidenti i Maqedonisë së Veriut në konferencën e sotme për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Miqtë e Evropës, njoftoi se Maqedonia mori një ofertë për anëtarësim në Komunitetin Ekonomik Evropian, por oferta u refuzua sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër për anëtarësimin e plotë në BE. Ai u përgjigj pyetjeve në lidhje me atë se a ka plan B nëse RMV mbetet e bllokuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, siç është tani rasti me Bullgarinë. Pendarovski nuk tregoi se nga kush ka ardhur një ofertë e tillë, por theksoi se këto propozime kanë qarkulluar gjatë kohës së përgatitjes të metodologjisë së re për anëtarësim në BE. Presidenti paralajmëroi se të gjitha alternativat, rajonale ose rreptësishtë ekonomike, janë të rrezikshme për vendet e rajonit sepse ato nuk kanë një traditë të gjatë demokratike dhe shumë lehtë mund të bien përsëri pre e regjimeve autokratike.

“Të gjithë e dinë, posaçërisht ne që jetojmë në rajon se integrimi ekonomik nuk është i mjaftueshëm nëse nuk ka integrim politik, është e rëndësishme që ato të shkojnë paralelisht, ajo që mungon për momentin, mos qasja e dokumenteve strategjike nga ana e Brukselit, sipas meje është një angazhim praktik për një qasje të përkushtuar që do të dëshmojë se Ballkani Perëndimor është përparësi e madhe strategjike dhe gjeopolitike”, theksoi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.