Andre Onana braktisë Kamerunin, i jep fund Botërorit

Andre Onana u përjashtua nga Kameruni pak para ndeshjes me Serbinë në Kupën e Botës për shkak të mosmarrëveshjeve taktike me trajnerin e tij.
Siç raportohet nga “TMW”, Onana është përjashtuar nga skuadra e Kamerunit për shkak të mosmarrëveshjeve teknike me trajnerin Rigobert Song, i cili nuk e vlerësoi qasjen guximtare të portierit të Interit në ndeshjen kundër Zvicrës, përcjellë lajmi.net.

26-vjeçari u pa shpesh jashtë zonës së tij të penalltisë në ndeshje, shpesh duke u dalë deri në mesfushë për të ndihmuar skuadrën.

Onanës iu kërkua të luajë më thjeshtë dhe të mos i ndërlikonte gjërat për Kamerunin, duke shkaktuar një sherr në stërvitje mes lojtarit dhe trajnerit.

Samuel Eto’o, presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, u përpoq të ndërhynte për të zgjidhur gjërat, por nuk ishte në gjendje të rregullonte përçarjen e shkaktuar.

Tani siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Onana ka vendosur që të largohet tërësisht nga Kampionati Botëror.