Andonovska: Nuk i kthejmë emrat e vjetër të rrugëve në Shkup, kërkojmë të respektohen procedurat (Video)

Këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Marija Andonovska në Këshillin e Qytetit të Shkupit e cila propozoi shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit, ka sqaruar arsyet për të cilat e ka bërë propozimin.

“ëhet fjalë për disa vendime. Siç jam e informuar janë sjellë dy vendime për emërtimin apo riemërtimin e rrugëve, urave dhe shesheve, të cilat janë miratuar dhe implementuar dhe këtu ne nuk futemi. Por, përvec këtyre dy vendimeve është sjellë edhe një vendim i tretë që është miratuar në mënyrë të jashtëligjshme. Bëhet fjale për vendim të miratuar më 30 mars, që është periudhë që nuk korrespondon me afatin një 1 vjeçar para referendumit apo 6 muaj para zgjedhjeve dhe është vendim joligjor. Të njejtin vendim në atë kohë e kemi kontestuar për shkak të mënyrës së miratimit të procedurës sepse nuk ka qenë në limtet kohore. Ky vendim është dorëzuar në Regjistrin Qendror, i cili e ka stopuar duke i ditur këto, se vendimi është në kundërshtim me ligjin. Dhe ky vendim ka mbetur te Regjistri Qendror dhe nuk implementohet. Ndërkohë, Petre Shilegov mundohet ta bind opinion se emrat e këtyre rrugëve janë implementuar. Por sipas vendimit të tretë, emrat e rrugëve nuk janë ndryshuar. Ne sot nuk kërkuar të ndryshohen emrat, nuk kemi hyrë fare në këtë pjesë, nuk i kthejmë as emrat e vjetër, por vetëm e rikthejmë procedurën në binarë ligjor. Më vjen keq që gjithë kjo u keqinterpretua. Ne kërkojmë që të respektohen procedurat sepse gjatë këtyre viteve sa është LSDM-ja në pushtet ka pasur shkelje të shumta”, tha Marija Andonovska, këshilltare e VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit, shkruan gazeta LAJM.

Me propozim të këshilltares nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Marija Andonovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të tretë me 24 vota “për” dhe 19 ”kundër” në rend të ditës e shtoi edhe pikën për “Vendimin për shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit”.

Këshilltarja e BDI-së në Qytetin Shkupit, Nezrane Rrustemi, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se këtë propozim e kanë mbështetur edhe këshilltarët shqiptarë të ASH-së dhe “Alternativës”.

“Këto emra janë të rrezikuara. Ne në vitin 2021 si pikë të rendit të ditës e kemi pasur emërtimin e rrugëve, shesheve, objekteve infrastrukturore në Qytetin e Shkupit, e cila pikë kishte kaluar me sukses, ku 569 rrugë janë emërtuar. Por, sot kjo pikë e rendit të ditës e cila kishte kaluar është shfuqizuar dhe pritet shqyrtimi i saj, e cila u votua me 24 vota pro dhe 19 kundër dhe për fat të keq dy prej votave pro ishin nga këshilltarët shqiptarë, të Alternativës dhe Aleancës dhe Shqiptarët, gjë që për mua ishte e papritur dhe nuk besoja se do të votojnë pro kësaj pike të rendit të ditës. Bëhet fjalë për këshilltarët Bujare Abazi dhe Kadri Haxhihamza”, tha për gazetën LAJM, këshilltarja e BDI-së në Qytetin Shkupit, Nezrane Rrustemi.