Ancelotti tregon nëse Benzema do të jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Botës për klube

Carlo Ancelotti shpreson se Karim Benzema do të jetë i gatshëm për të luajtur për Real Madridin në finalen e Kupës së Botës për klube.
Fituesi i Topit të Artë, Benzema, nuk udhëtoi në Marok në fillim të kësaj jave për turneun, pasi kishte pësuar një lëndim në muskul, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Ancelotti e konfirmoi, pasi Reali e mposhti Al Ahlyn 4:1 në gjysmëfinalen e së mërkurës, se 35-vjeçari do të udhëtojë për të stërvitur me shokët e tij të skuadrës të premten.

“Ata nuk janë rikuperuar plotësisht,” u tha Ancelotti gazetarëve për Benzeman dhe Militaon.

“Karim po ecën shumë mirë dhe ka më shumë dyshime për Militao. Ata do të stërviten të premten dhe më pas do të shohim. Carvajal kishte ethe dhe Asensio kishte pak mbingarkesë. Mendoj se do të jetë gati për të shtunën”, tha më tej Ancelotti.

Real Madridi po synon titullin e pestë rekord të Kupës së Botës për klube, ku suksesi e tyre i parë vjen nën drejtimin e Ancelottit, në Marok në dhjetor të vitit 2014.