Ancelotti shpreson që ta përsërisë atë që bëri me Valverden me një lojtar tjetër të Real Madridit

Real Madridi është pa një sulmues me emër të madh këtë sezon, dhe ndërsa Rodrygo Goes dhe Joselu Mato do të marrin një pjesë të barrës, Carlo Ancelottit i është dashur t’u kërkojë mesfushorëve të tij të luajnë më shumë.

Me Jude Bellingham, nuk mund të shkonte më mirë. Nëntë gola në nëntë ndeshje, me dy asistime, kërkesa e italianit është përmbushur. Por, ai nuk është i vetmi mesfushor nga i cili kërkon më shumë.

Aurelien Tchouameni shënoi golin e tij të parë për klubin të shtunën e kaluar, duke shënuar me kokë nga një goditjer këndore për të vënë Los Blancos në kontroll të lojës. Sidoqoftë, Ancelotti shpreson që francezi të bëhet shumë më i rrezikshëm këtë sezon.

Pasi ka identifikuar se Tchouameni mund ta godasë topin saktë, siç dëshmohet nga disa gola për Francën, Ancelotti i ka kërkuar që të gjuajë më shpesh sipas Relevo. Sezonin e kaluar Ancelotti vuri bast se Valverde duhej të arrinte dhjetë gola, përndryshe do të hiqte dorë nga licenca e trajnerit dhe uruguaiani e mbylli me 12. Më parë, ai nuk i kishte kaluar tre.

Ndërsa është e padrejtë të kërkosh numra të ngjashëm nga Tchouameni, duke qenë se ai luan në një pozicion më të defanziv dhe nuk futet aq shpesh në fushë, nuk ka dyshim se ai mund të çlirojë shumë fuqi nga jashtë zonës. Sidomos kur skuadrat e tjera janë mbyllur në zonë.

Ancelotti gjithashtu mendon se Tchouameni mund të bëjë më shumë përsa i përket pasimeve të tij, thyerjes së mesfushë kundërshtare dhe gjetjes së vrimave midis mbrojtjes dhe mesfushës së kundërshtarit, ku tentojnë të gjejnë lojtarë si Jude Bellingham dhe Rodrygo Goes.