Ancelotti shpjegon pse Premier League është më e mirë se Seria A

Carlo Ancelotti shpjegon pse Premier League është më e mirë se Seria A.

“Premier League është shumë konkurruese. Ka shumë gjëra që mund të themi pse klubet e tyre janë më të larta se ato në Serie A. Ka shumë taktika në Itali, të cilat çojnë në më pak intensitet. Premier League ka lojtarët më të mirë dhe trajnerët më të mirë”, tha Ancelotti për Il Corriere dello Sport, përcjellBlic.

Më pas ai tha se skuadra e Premier League po bëjnë shpnezime të mëdha për ta rritur cilësinë, kurse klubet në liga tjera nuk janë aktive në këtë drejtim.

“Cilësia bën diferencën dhe kostot e cilësisë. Klubet kryesore kanë vuajtur për shkak të pandemisë. Manchester City ishte në gjendje të nënshkruante Ruben Dias, Ferran Torres dhe Aké. Chelsea shpenzoi mbi 200 milion euro për të nënshkruar me Werner, Havertz, Chilwell dhe Ziyech ndërsa Real Madrid dhe Barcelona nuk bënë asnjë nënshkrim fare”, përfundoi ai..