Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

Real Madridi ka marrë fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Sevillas me rezultat minimal 1-0.

Carlo Ancelotti ka shpjeguar arsyen pse ka lënë Arda Guler në stol gjatë fitores 1-0 të Real Madrid kundër Sevillas.

Guler u anashkalua vonë pasi Ancelotti kishte vendosur Dani Ceballos të futej nga banka rezervë dhe Ancelotti u pyet për këtë pas ndeshjes.

“Unë kisha një mendim para golit dhe ndryshova mendje pas golit dhe preferova të sjell një lojtar më mbrojtës siç është Ceballos”.

“Unë mendoj se ai e kupton shumë mirë dhe nëse nuk e kupton, është mirë”, tha trajneri italian i Real Madridit.

Guler, i cili festoi ditëlindjen e 19-të të dielën, dukej se do t’i jepej një shans i rrallë për të shfaqur talentin e tij. Me Madridin ende në kërkim të një fituesi shumë të rëndësishëm, ai u udhëzua të përgatitej për një hyrje të afërt në betejë.

Në momentin që turku ishte gati të dilte në fushë, ngërçi u thye. Pak minuta pas zëvendësimit të tij nga stoli, Luka Modric krijoi një moment magjie, duke drejtuar një goditje të mrekullueshme nga brenda shtyllës nga 20 metra.

Guler ka luajtur vetëm 25 minuta futboll në Real Madrid, e fundit e tij prej tre minutash kundër Rayo Vallecano.