Ancelotti pas fitores ndaj Atleticos: Jam shumë krenar me lojtarët e mi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas fitores në derbin madrilen.
Real Madridi vazhdon me fitore këtë edicion, pasi mbrëmë mposhtën edhe rivalin e qytetit, Atletico Madridin.

E, pas ndeshjes ishte Ancelotti që tha se ka një skuadër konkurruese edhe pa Benzeman, (i cili u lënduan në ndeshjen kundër Celtic, në Ligën e Kampionëve) dhe ka munguar në disa ndeshje.

Italiani, gjithashtu u shpreh krenar me lojtarët e tij, përcjell lajmi.net.

“Më ka mbetur me faktin se skuadra është gjithashtu shumë konkurruese pa Karimin. Është e qartë se ka disa gjëra që mund të përmirësohen. Është normale. Por unë nuk mund të kërkoja më shumë nga ky ekip dhe jam shumë krenar për këta lojtarë.

Ekipi e ka zëvendësuar mirë Karimin. Kemi bërë mirë me Rodrygon i cili ka shënuar një gol spektakolar. Cilësia e skuadrës është shumë e lartë”.

Pas ndeshjes ishte trajneri i Atleticos që përgëzoi paraqitjen e Realit, teksa Ancelotti e falënderoi atë.

“Ne jemi mbrojtur me bllokim të ulët sepse jemi mësuar. Kjo na ka lejuar të kontrollojmë mirë dhe nëse Simeone mendon se kemi bërë mirë, e falënderoj sepse është një kompliment”.

‘Mbretërit’ e kanë nisur për mrekulli sezonin e ri në këtë edicion, pasi në 9 ndeshje në të gjitha garat kanë po aq fitore.