Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga, pasi ka triumfuar në udhëtim te Osasuna të shtunën në mesditë.

Carlo Ancelotti kërkoi që Vinicius Jr. të mësojë të menaxhojë më mirë presionin pas fitores 4-2 të së shtunës ndaj Osasuna.

Vinicius shënoi dy gola të shkëlqyer, por u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë, kartoni i tij i katërt radhazi. Ai do të humbasë ndeshjen e ardhshme kundër Athletic Bilbao.

Pas ndeshjes, Ançelotit iu kërkua të shpjegonte “dy fytyrat” e Vinicius. Ai tha: “Po flasim për një lojtar jashtëzakonisht vendimtar, i cili shënoi dy gola… dhe edhe me këtë, ai gjithmonë dëshiron më shumë”.

“Ai ka qenë efektiv në çdo lojë që ka bërë, me dhe pa top. Ai duhet të kontrollojë atmosferën dhe presionin nën të cilin është, po”.

“Ne të gjithë e dimë se ai është një lojtar shumë i rrezikshëm. Tifozët kundërshtarë e fishkëllenin, lojtarët kundërshtarë e godasin shumë, edhe pse mendoj se ishin korrekt, shumë, por brenda rregullave”.

“Ai mund dhe do të përmirësohet në këtë fushë sepse është i përulur, serioz dhe inteligjent”, deklaroi Ancelotti.