Carlo Ancelotti nuk do të udhëtojë për ndeshjen ndaj Chelseas që luhet të mërkurën në orën 21:00, e vlefshme për çerekfinalen e Champions Leagues, nëse s’rezulton negativ në testin anti-COVID.
Italiani rezultoi pozitiv me koronavirus javën e kaluar, ku u zëvendësua nga djali i tij së bashku e asistentin.
Nëse në testin e radhës që do ta bëjë nuk rezulton negativ, 62-vjeçari do ta shikojë ndeshjen nga shtëpia, shkruan lajmi.net.
Përkundër mungesës së tij këto kohë për “Los Blancos”, këta të fundit vazhduan ecurinë e mirë drejt titullit, ku gjatë fundjavës mposhtën Celta Vigon 2-0, me dy golat e Benzema nga penaltia.