Ancelotti: Nuk do të largohem nga Real Madridi derisa të më shkarkojnë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka komentuar në lidhje më të ardhmen e tij.
Trajneri italian ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2024, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, së fundmi u raportua që në verë ai do merrte drejtimin e kombëtares braziliane.

Por, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi Ancelotti dhe Brazili mohuan zërat për një bashkëpunim në mes tyre.

Në intervistën e fundit italiani tha që do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ vetëm nëse e përjashtojnë.

“E ardhmja ime? Nuk do të largohem nga Real Madridi derisa të më shkarkojnë”, u shpreh ai.

Thashetheme të shumta thonë që drejtimin e madrilenëve mund të marrë edhe Jurgen Klopp, Zinedine Zidane, apo edhe Raul Gonzalez.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me stolin e ‘Los Blancos’.