Ancelotti flet për golin e papranuar të Yamal dhe penalltinë e Vazquez

Lamine Yamal mendoi se e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 28-të, kur gjuajti një top nga këndi.

Andriy Lunin shpëtoi përpjekjen, por dukej sikur e kaloi vijën. Gjyqtari dhe VAR vendosën që nuk e bëri dhe goli nuk u pranua.

Nuk ka asnjë teknologji të vijës së golit në La Liga që të përcaktojë automatikisht nëse duhet të kishte qëndruar apo jo.

Duke folur në konferencën për shtyp, Carlo Ancelotti u pyet për incidentin: “Unë mendoj se gjuajtja e Lamine nuk ishte gol”.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar qartë se topi hyri brenda. Kështu që një gol nuk mund të jepet”.

“Penaltia ndaj Lucas Vazquez më duket se është e mirë, është e qartë”, shtoi më tej trajneri italian.

Barcelona përfundoi duke humbur ndeshjen 3-2.