Ancelotti e konfirmon transferimin e parë të Realit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar transferimin e parë të klubit për merkaton verore.
Ancelotti tha se prurja e parë këtë verë në skuadër do të jetë mbrojtësi i krahut të majtë, Fran Garcia, transmeton lajmi.net.

“Po është e vërtetë, Fran Garcia do të jetë transferimi ynë i parë”, tha Ancelotti.

Po ashtu, tekniku italian foli edhe për Brahim Diaz, i cili ende është në huazim te Milani.

“Brahim Diaz? Unë nuk mund të them asgjë për të tani, unë nuk mund të jap komente”, tha italiani.

Kujtojmë që Real Madridi ka njoftuar për largimin e katër lojtarëve deri më tani, Karim Benzema, Eden Hazard, Marco Asensio dhe Mariano Diaz./Lajmi.net/