Analisti Latifi i studiove në Prishtinë thotë: Sa i përket luftës së Kosovës, Rrahim Ademi do të kujtohet vetëm si frikacak!

Po, Rrahim Ademi ishte pjesë e fitores së madhe kroate kundër forcave serbe në Kroaci. Kjo është pjesë e historisë dhe nuk ka arsye të mohohet.

Por historia nuk mbaron aty.

Kur erdhi koha e luftës së Kosovës, kur atdheu i tij ishte përfshirë në luftë për jetë a vdekje, Rrahim Ademi nuk erdhi të drejtonte as edhe një betejë të vetme për çlirimin e Kosovës.

Arsyetimet që ai ka dhënë më vonë për këtë mungesë janë postfestum. Mund të diskutohen, të pranohen ose të kundërshtohen. Por një fakt nuk ndryshon: ai nuk ishte në frontin e luftës së Kosovës.

Ndryshe prej tij, Bekim Berisha u kthye dhe ra duke luftuar për Kosovën. Agim Çeku u kthye dhe mori komandën e luftës.

Prandaj, le t’i lëmë anash mitet dhe autobiografitë e ricikluara. Rrahim Ademi ka vendin e vet në historinë e luftës së Kroacisë, por, sa i përket luftës së Kosovës, ai do të kujtohet vetëm si një frikacak. Si një emër më shumë në listën e gjatë të shqiptarëve që për të huajt dhanë çdo gjë, e për atdheun e tyre asgjë.