Amir Rrahmani kthehet në çështje te Napoli

Amir Rrahmani është kthyer në një çështje te Napoli.

Nga një titullar i padiskutueshëm te Verona ku aktivizua në 36 nga 38 ndeshjet e sezonit të kaluar në Serie A, kapiteni i Kosovës vetëm xhiron e kaluar debutoi me Napolin, u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të, raporton Express.

Janari pritet të jetë muaji vendimtar për të ardhmen e Rrahmanit pasi nëse nuk gjen fare hapësira as në ndeshjet e ardhshme ai mund të huazohet në një tjetër skuadër.

“Il Mattino” sot shkruan për situatën e dardanit të kombëtares së Kosovës. Ai merr 1.8 milionë euro në sezon dhe deri më tani nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe ky sipas medies së njohur është një problem.

Sipas të njëjtit burim bëhet me dije se mundësia e Rrahmanit për ta nisur nga minuta e parë mund të vijë nesër në Udine ndaj vendasve. Nga ana tjetër gjatë ndeshjeve të fundit as Hysaj nuk ka luajtur rregullisht.

Duket se që të dy do të kërkojnë aventura të reja.