Amir Khan pensionohet nga boksi

Amir Khan ka vendosur të pensionohet nga boksi pas humbjes që pësoi ndaj Kell Brook.

Gjatë të gjithë karrierës së tij, Khan u ndesh 40 herë. Nga të gjitha këto luftra ai i fitoi 34 prej tyre, ndërsa humbi gjashtë.

Ish-kampioni i botës njoftimin për pensionim e bëri në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

“Është koha të mbyll karrierën time. Ndihem i bekuar që kam pasur një karrierë kaq të mrekullueshme që ka zgjatur mbi 27 vjet. Dua t’i falënderoj ekipet e jashtëzakonshme me të cilat kam punuar dhe për familjen, miqtë dhe tifozët e mi, për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë treguar”, përfundoi ai.

Khan u ndesh si boksier në kategorinë e peshave të lehta.