Amerikës i nevojiten edhe 670 milionë banorë

Me presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një politikë më rigoroze sa i përket emigracionit, mirëpo profesori i njohur amerikan Metju Iglesijas vlerëson që kjo gjë duhet të ndryshojë, për të ruajtur primatin.
Sipas tij, SHBA patjetër duhet të kenë një miliardë banorë, nëse dëshiron ta “mbijetojë” Kinën.
“Kinezët nuk kanë nevojë të pasurohen sa amerikanët, që ekonomia kineze ta tejkalojë ekonominë tonë. Nëse ata arrijnë të pasurohen në gjysmë sa ne, në nivelin e Bahameve ose Spanjës, atëherë ekonomia e tyre do të jetë shumë më e madhe se ekonomia jonë. Nëse pasurohen sa një e treta jonë, në nivelin e Portugalisë ose Greqisë, atyre do të ju mjaftojë të jemi njësoj. Për të qëndruar në maje, me siguri do të duhet të rritemi trefish, në një miliardë amerikanë”, shkruan Iglesijas, në librin e tij “Një miliardë amerikanë”, transmeton Gazeta Lajm.

Metju Iglesias
Sipas pritjeve të tij, një pjesë e këtyre njerëzve duhet të vijnë si emigrantë, të cilët në vend se të “thyejnë qafën nëpër kufij”, duhet të mikpriten nga autoritetet amerikane, kurse pjesa tjetër duhet të lindin nga banorët aktuale, që duhet ta rrisin shkallën e natalitetit.
Sa i përket problemit të dendësisë së madhe të banorëve nëpër qytete, Iglesijas mendon se kjo do të tejkalohet me plotësimin e pjesëve rurale të vendit. Ai thekson se edhe nëse SHBA-të bëjnë një miliardë banorë, dendësia e popullsisë do të ishte më e ulët se dendësia e popullsisë në Gjermani.
Teorinë e vetë për një miliardë amerikanë, Iglesijas e bazon në krahasimin e bërë nga koha e luftës, ku thekson se kur SHBA-të kanë kundërshtuar Gjermaninë naziste, BRSS-në, atë e kanë bë nga pozita e shtetit që ka më tepër popullatë, më tepër pasuri dhe më tepër kapacitete industriale. Në vitin 1938, SHBA-të kanë pasur më tepër BPV se Gjermania, Japonia dhe Italia së bashku, gjë që nuk është rasti tani me Kinën.
Si përparësi për realizimin e teorisë së tij, Iglesias thotë se është fakti që në botë ka 100 milionë njerëz që menjëherë do të kishin pranuar të migrojnë në SHBA, nëse Amerika do t’i hapte kufijtë.
Ai hendikep sipas tij, janë infrastruktura (tollovitë në trafik), ndotja dhe mungesa e disa resurseve, siç është uji.
Mirëpo Iglesias kërkon nga Amerikanët që të marin mësim nga paraardhësit e tyre, të cilët siç kanë ditur dhe kanë mundur “e kanë ndërtuar kombin më t madh në historinë botërore, në vend se të heqin dorë para çdo problemi relativisht të rëndë logjistik dhe të ankohen se shteti është përplot”.