Ambasadorja kroate: Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të rifilloj dialogu

Serbia duhet të ndalojë procesin e çnjohjes, ndërsa, taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, në mënyrë që të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kurse, ne jemi duke pritur nga Qeveria e Kosovës për të shpjeguar në detaje se çfarë do të nënkuptojë reiciprociteti. Kështu deklaron në një intervistë për KosovaPress ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, e cila ka theksuar se në mes Kosovës dhe Serbisë, pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Për paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës se ndaj Serbisë do të hiqet taksa dhe do të vendoset reciprociteti, Barisiq thotë se është e sigurt se qeveria nuk të bëjë diçka që do ta pengojë procesin e dialogut.

Barisiq në një intervistë për KosovaPress, flet për atë se a mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, procesin e liberalizimit të vizave dhe pritjet që kanë nga qeveria e re e vendit.

“Siç tha kryeministri juaj tarifat do të revokohen ose parandalohen dhe atëherë ata do të prezantojnë reciprocitetin, kështu që ne si Bashkim Evropian tham që ato taksa duhet të hiqen në mënyrë që, le të themi që të rifilloj dialogu me Serbinë por natyrisht që Serbia duhet të ndalojë procesin e çnjohjes…Ne jemi duke pritur nga qeveria juaj për të shpjeguar në detaje se çfarë do të thotë kjo, jam e sigurt se të gjitha gjërat që ata do të bëjnë, do jenë që ata të mundësojnë rifillimin e dialogut me Serbi dhe ata nuk do të bëjnë gjëra që do të pengojnë procesin”, thotë ajo.

Ambasadorja kroate thotë se presin që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Prishtinës e Beogradit, por për t’u arritur kjo, ajo thotë se duhet të rifill ojë dialogu.

“Siç tham ne presim marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse, por për të arritur atë që ju duhet të uleni dhe të filloni të flisni dhe të rinisni dialogun, pra ky është fillimi”, thotë ajo.

Këtë vit Kroacia ka marrë kryesimin e presidencës së Bashkimit Evropian, e ambasadorja kroate Barisiq thotë se do të mundohen të përkrahin Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, por që potencon se Kosova duhet të ketë argumente që tregojnë se po luftohet krimi dhe korrupsioni.

Si Kroaci ajo thotë se e mbështesin liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ne si Kroaci e mbështesim liberalizimin e vizave pë r Kosovën, por si presidencë jemi ndërmjetës të ndershëm që do të thotë se ne jemi munduar, po mundoheshim dhe do të mundohemi. Mirëpo, puna jonë është të gjejmë një konsensus midis 27 vendeve anëtare kjo është arsyeja që ne po kërkojmë në rregull na prezantoni argumente tuaja që do të flasin në favor të përpjekjeve tuaja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin”, potencon ajo.