Ambasadorja e Britanisë në Serbi: Prishtina dhe Beogradi duhet të bëjnë progres në dialog, jo BE-ja

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Serbi, Sian MacLeod, ka thënë se e mbështesin procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka deklaruar se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e mbështetur dialogun Prishtinë-Beograd.

“Mbretëria e Bashkuar nuk është më anëtare e BE-së dhe unë nuk mund të flas në emër të saj, por nuk mund të pritet që të kritikoj rolin e BE-së në këtë proces të rëndësishëm, ku ka mbështetjen tonë të plotë dhe, siç e bëjnë të qartë edhe kolegët e mi amerikanë, Uashingtoni ka mbështetje të plotë ndaj këtij procesi”.

Ajo ka thënë se “Progresi në dialog përfundimisht do të varet nga Serbia dhe Kosova, jo nga ndërmjetësit e jashtëm si BE-ja”, shkruan Kurir, transmeton Klankosova.tv.