Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, David Ger sot do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në ueb faqen e Kuvendit, takimi u paralajmërua për pasdite në ora 15.
Ger vjen në vendin e sllovenit, Samuel Zhbogar, i cili gjatë katër viteve të kaluara e ka kryer funksionin shef i Delegacionit të BE-së në Shkup.
Zhbogar gjatë ditëve të kaluara ka pasur takime lamtumirëse me kreun shtetëror, ku është shfaqur shpresë për fillim të suksesshëm të negociatave aderuese të vendit në Bashkimin Evropian.