Ndërkaq, nga objekti i Kuvendit nuk janë parë të dalin edhe dy kryetarët e partive, Albin Kurti e Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.
Në dalje, i vetmi që ka folur është ambasadori britanik, Nicholas Abott.
Ai është deklaruar shkurtë dhe qartë, teksa ka thënë se nuk do të perzihen në punën e koalicionit.
“Ne nuk përzihemi”, ka thënë ai.
Nuk dihet nëse takimi ka përfunduar, teksa lajmi.net do iu mbajë të informuar lidhur me më të rejat nga takimi që ka nisur që nga ora 17:00.