Ky takim po ndodh në vazhdën e tentimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të arritur koalicionin për formimin e qeverisë.
Tani kur kanë mbetur edhe saktësisht një javë deri në ditën kur Kurtit do t’i skadojë afati i mandatarit për fomimin e qeverisë, ky i fundit ka ftuar si “ndihmues” në takim, ambasadorët e QUINT-it.
Nicholas Abbott i Britanisë së Madhe, Christian Heldt i Gjermanisë, Nicolo Orlando i Italisë dhe zëvendësambasadori i Francës në Kosovë janë prezent në takim e aty mungon ambasadori i SHBA-ve, Philipp Kosnett.
Të dy subjektet në fjalë, LVV dhe LDK kanë qëndrime të polarizuara sa i përket arritjes së marrëveshjes dhe problem kyç është pozita e kryeparlamentarit që po ushtrohet nga i sapozgjedhuri në këtë pozitë, Glauk Konjufca – e ky i fundit nuk është deklaruar fare rreth kësaj çështje.
Tani kur kanë kaluar rreth dy orë e gjysmë, ende nuk ka rrjedhur ndonjë informacion ose nuk ka çarkulluar lajm në media rreth asaj që po ndodh brenda takimit.
Mbetet të shihet nëse “ndihmësit”, e Kurtit do të arrijnë t’i pajtojnë këto dy subjekte politike për arritjen e një marrëveshje.