Maqedoni Ambasada ruse në Shkup: Do të marrim masa të ndjeshme për dëbimin...

Ambasada ruse në Shkup: Do të marrim masa të ndjeshme për dëbimin e diplomatëve

Ambasada ruse në Shkup e komentoi shpalljen e gjashtë diplomatëve si të padëshirueshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila u dha atyre afat pesë ditë për t’u larguar nga vendi.

“Pa njoftuar reagimin e palës ruse ndaj këtij hapi armiqësor, theksojmë se pasojat e tij do të kenë një ndikim serioz në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Veçanërisht duam të theksojmë se akuzat janë krejtësisht të pabaza.

Diplomatët rusë nuk kanë ndërhyrë kurrë në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe nuk kanë vepruar në kundërshtim me Konventën e Vjenës të vitit 1961 për Marrëdhëniet Diplomatike.

Jemi të bindur se një praktikë e tillë është në kundërshtim me aspiratën e popujve të vendeve tona për bashkëpunim konstruktiv, nuk ka perspektivë dhe çon në degradim përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në reagimin e Ambasadës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ata theksojnë se pala ruse do të marrë masa të ndjeshme.

 

Natyrisht, pala ruse do të marrë masa, jo domosdoshmërisht simetrike, por të ndjeshme, në përgjigje të këtij hapi, si dhe të shpalljes “persona non grata” të pesë diplomatëve në Ambasadë më 28 mars të këtij viti”, thuhet në reagim./Telegrafi/