Ambasada ruse në morg! Detaje të reja nga vdekja e shtetasve rus në Shqipëri

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike ku humbën jetën katër turistë rus, ndërsa mësohet se përfaqësues të ambasadës ruse kanë qenë prezent në morg, shkruan Euronews. Ata kanë ndjekur nga afër marrjen e kampioneve të trupave të pajetë nga ku dhe do të zbulohet shkaku i vdekjes.

Turistët rus ishin në Shqipëri që prej ditës së diel, ndërsa të premten në mbrëmje gjendeshin në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Ata ishin kthyer nga Ohri i Maqedonisë, udhëtim ky i programuar nga guida turistike që i shoqëronte.

Pasi hëngrën darkë rreth orës 9, katër turistët rus shkuan në dhomën e SPA-së ku ka sauna dhe xhakuzi. Në momentin që ndodheshin aty, një recepsioniste ka shkuar për t’i pyetur nëse ju duhet diçka, por ata kanë refuzuar.

Po e njëjta recepsioniste i është afruar përsëri turistëve pak minuta para se SPA-ja të mbyllej, por asnjë nuk është përgjigjur. Ajo gjeti trupat e pajetë pranë xhakuzit sapo del nga pjesa e saunës së hotelit.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse turistët kishin konsumuar alkool apo substanca të tjera.