Ambasada e Italisë në Kosovë bën thirrje për të votuar

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë thirrje për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diele.

Në një postim në Twitter, ambasada tha se mos humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet, përcjell Klankosova.tv.

“Zgjedhjet lokale po mbahen në 38 komuna në tërë Kosovën. Më shumë se 40 mijë të rinj kanë mundësinë të votojnë për herë të parë. Kalofshi një ditë të bukur Zgjedhore. Mos e humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Kosovë.