Ambasada e Bullgarisë në Shkup me notë proteste për MPJ-në

Ambasada e Bullgarisë në Shkup ka dërguar një notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bullgari ky reagim vjen pasi autoritetet doganore të Maqedonisë në pikën kufitare “Deve Bair” nuk kanë lejuar që të futen 920 libra për kulturën bullgare, e që duhej të pranoheshin nga Qendra e Informacionit bullgar në vendin tonë.