Alves: Nuk më pëlqeu mënyra se si klubi e trajtoi largimin tim

Dani Alves nuk ka mbetur shumë i kënaqur me largimin nga Barcleona.

Ikona braziliane iu bashkua Barcës me një pagë minimale sezonin e kaluar, për të ndihmuar Xavi Hernandez në projektin e tij.

Por, klubi nuk i vazhdoi kontratën lojtarit. Alves thotë se nuk ishte mënyra e duhur ajo se si klubi veproi.

“Nuk më pëlqeu mënyra se si klubi trajtoi largimin tim. Ky klub ka mëkatuar viteve të fundit sepse klubit thjeshtë s’i intereson për njerëzit që bënë historinë”, ka thënë Alves, transmeton lajmi.net.

“Si tifoz do të doja që klubi t’i bënte gjërat ndryshe”, shtoi braziliani.

Alves synon të gjejë një skuadër para fillimit të sezonit. Dëshira e tij është ta mbyllë karrierën në Kupën e Botës, me kombëtaren e Brazilit.