Alves: Messi duhet të kthehet te Barca për ‘vallëzimin e fundit’

Dani Alves ka dhënë disa komente lidhur me Lionel Messin.

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi largohej nga Barcelona gjatë verës së kaluar, në drejtim të Paris Saint Germain.

Largimi ishte i dhimbshëm, mes lotësh. Sa i përket të ardhmes, Dani Alves beson se Messi duhet të kthehet në ‘Camp Nou’ për një ‘vallëzim të fundit’.

“Unë nuk e di se çfarë mendon ai apo çfarë dëshiron të bëjë”, ka thënë Alves, transmeton lajmi.net.

“Ai mund të kthehet për një vit këtu, për një ‘vallëzim të fundit’. Pse jo?”, shtoi braziliani. “Nuk ka askund më mirë sesa këtu. Ne nuk mund të jemi askund më mirë sesa te Barca. Ai u largua dhe provoi një eksperiencë. Është koha të kthehet në shtëpi nëse dëshiron”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Lionel Messi lidhej me një rikthim të mundshëm te Barca pas eliminimit të PSG nga Champions League. Një gjë e tillë u hodh përkohësisht poshtë nga presidenti Joan Laporta.