Zëvendësministri i Kulturës nga partia Alternativa, Daim Luçi, ka vizituar sot kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiun. Luçi dhe Ganiu gjatë bisedës së përbashkët në komunë kanë vendosur themelimin e bashkëpunimit të dy institucioneve në fushën e kulturës.
“Në Komunën e Çairit sot mirëprita zëvendës ministrin e Kulturës, Daim Luçi, me të cilin fokusin kryesor të bisedës e vendosëm në thellimin e bashkëpunimit të dy institucioneve tona në fushën e kulturës. Konstatim i përbashkët ishte se kultura është një segment mjaft i rëndësishëm, që duhet ta kultivojmë dhe promovojmë dhe se përmes kulturës mund t’i nxjerrim në dritën më të bukur të mundshme edhe vlerat tona në përgjithësi”, shkruan Visar Ganiu në fejsbuk.